Momenti kur Ilir Meta arrestohet në komunikacion, pak para se të mbërrinte në selinë e partisë

0
39
TRIK TRAVEL

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u arrestua në komunikacion, pak minuta para se të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë, ku kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp me gazetarët.

Meta po udhëtonte me veturën e tij, kur agjentë të BKH-së, në bashkëpunim me forcat e policisë, e kanë ndaluar në afërsi të një qendre tregtare pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.

TRIK TRAVEL

Pamjet nga momenti i arrestimit i ka publikuar Report TV.Meta u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK).Pritet që ai të mbërrijë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.Meta ka qenë president, kryeministër, ministër i Jashtëm, ndërsa kishte mbajtur edhe poste të tjera të larta shtetërore në Shqipëri.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here