Krejt kjo po ndodh për shkak se nuk po respektohet sa duhet ligji për duhanin, i cili e ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme.
Pavarësisht këtij Ligji, brenda kafiterive nuk po ndalet pirja e duhanit e për këtë arsye të shumta janë edhe gjobat nga Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë.
Në një përgjigje për lajmi.net, nga Inspektorati Shëndetësor kanë thënë se janë shqiptuar mbi 160 gjoba vetën gjatë dy javëve të fundit për shkelje të Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Kosovë.
“Vetëm në dy javet e kaluar janë shqiptuar mbi 160 gjoba ekskluzivisht për duhanin”, kanë thënë nga Inspektorati Sanitar për lajmi.net.
Në këtë përgjigje, nga ky Inspektorat kanë thënë se ata kanë zhvilluar kontrolle sanitare në disa rajone të vendit, duke përfshirë Prishtinën, Mitrovicën, Pejën, Prizrenin, Ferizajn dhe Gjilanin.
Sipas statistikave të prezantuara nga Inspektorati, në kuadër të aktiviteteve të përgjithshme janë regjistruar 11 mijë e 198 veprime inspektuese, ndërsa janë shqiptuar gjithsej 946 gjoba për kategori të ndryshme shkeljesh.
Sa i përket vlerës financiare, raporti paraqet mbi 1.28 milionë euro gjoba të shqiptuara në të gjitha kategoritë e inspektimeve.
Megjithatë, shifra prej mbi 160 gjobash vetëm për duhanin gjatë dy javëve të fundit tregon për fokusin e kontrolleve në zbatimin e ligjit që ndalon pirjen e duhanit në hapësirat ku kjo është e ndaluar.
Sa i përket ndëshkimeve, Ligji për Kontrollin e Duhanit parasheh gjoba të ndryshme, varësisht nga shkelja dhe personi përgjegjës.
Sipas ndryshimeve të Ligjit nr. 08/L-040, pirja e duhanit në hapësirat e mbyllura publike është e ndaluar, ndërsa për personat fizikë që e shkelin këtë ndalesë parashihet gjobë prej 30 deri në 50 euro.
Në anën tjetër, subjektet afariste që shkelin dispozitat e nenit 11 të këtij ligji mund të dënohen me gjoba prej 1 mijë deri në 3 mijë euro.
Gjithashtu, personat përgjegjës të lokaleve obligohen të sigurojnë zbatimin e ndalesës, ndërsa për shkeljen e detyrimeve të përcaktuara me ligj parashihet gjobë prej 200 deri në 500 euro.
Ligji synon mbrojtjen e qytetarëve nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit dhe garantimin e ambienteve të mbyllura pa tym. /Lajmi.net
Ymeri: Trepça është në minus prej disa vitesh
Shtrohet asfalti në rrugën “Bajram Bahitir” – Rama…
70-vjeçari vdes nga shembja e murit në Lezhë
Një i ri sulmohet nga qentë endacakë në…
