Showbiz

Miri zbulon të vërtetën nga Big Brother VIP: “Ambienti ishte toksik, kisha plane të mëdha por…”

Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, Miri, ka rrëfyer detaje të pathëna nga eksperienca e tij brenda reality show-t. I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ai foli për marrëdhëniet me ish-konkurrentët pas daljes nga shtëpia dhe si publiku e ka njohur atë në jetën reale.

Miri theksoi se Big Brother i dha mundësinë të shfaqte veten ashtu siç është në realitet, duke shtuar se publiku e njohu “Mirin e vërtetë”. Megjithatë, ai nuk kurseu kritikat për atmosferën brenda shtëpisë, duke e cilësuar atë si “toksike në shumë momente”. Sipas tij, mungesa e njohjes mes banorëve dhe paragjykimet, si ato lidhur me përkatësinë e tij në “West Side Family”, kanë krijuar një mjedis jo të favorshëm.

“Shumë banorë nuk njiheshin dhe e shihnin njëri-tjetrin si rivalë, jam paragjykuar atje. Më kanë thënë që po fiton sepse je ‘West Side Family’”, u shpreh Miri.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ai gjithashtu zbuloi se vazhdon të ruajë miqësi me disa prej ish-banorëve, duke përmendur Ediën, Alesion, Markon, Juelën dhe Livian, të cilët i konsideron si familje. Sa i përketë Rogerit, ai tregoi se nuk janë takuar, por shkëmbimin e tyre të parë pas spektaklit e përshkroi si një përshëndetje rastësore në rrugë.

Miri rrëfeu se hyrja në Big Brother VIP ishte larg pritshmërive. “Kam hyrë në Big Brother me 8 milion plane, por kur u hap ajo derë, gjithçka u zerua.”, tha ai, duke lënë të kuptohet se realiteti i përjetuar në shtëpi ishte krejt ndryshe nga çfarë kishte imagjinuar.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *