Showbiz

Miri Westside Family i drejtohet Selinit pas deklaratave për Big Brother VIP Albania 5: ‘Thuajeni me zë të lartë kush ju çoi në finale!’

Disa orë pasi fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, foli për eksperiencën dhe rrugëtimin e saj në formatin televiziv, këngëtari Miri Westside Family publikoi një mesazh në rrjetet sociale që u interpretua si një reagim i tërthortë ndaj deklaratave të saj.

Gjatë një interviste në emisionin “Pushime On Top”, Selini Bollati ndau detaje nga qëndrimi i saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke folur për marrëdhëniet me banorët dhe sfidat e garës deri në natën finale.

Pak kohë pas intervistës, Miri Westside Family postoi në Instagram një mesazh ku shkroi: “Dhelpra kur nuk i kapi rrushët, sigurisht që ishte i prishur. Kështu që thuajeni me zë të lartë se kush ju çoi në finale, se nuk është turp! Ps. Tfala nga 006-ta.”

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Edhe pse Miri nuk e përmendi Selinin me emër, lidhja mes mesazhit të tij dhe deklaratave të fitueses, si dhe referenca për finalen, bënë që rrjeti ta interpretonte si një koment drejtuar asaj.

Marrëdhënia mes Selinit dhe Mirit ishte një nga më të diskutuarat gjatë Big Brother VIP Albania 5. Nga aleatë dhe miq të ngushtë në javët e para, ata u shndërruan në kundërshtarë të fortë, duke pasur debate dhe përplasje të vazhdueshme. Pavarësisht tensioneve, të dy arritën deri në finale, ku Selini u shpall fituese dhe Miri u rendit i dyti.

Postimi i fundit i këngëtarit ka ringjallur diskutimet rreth raportit të tyre, ndërkohë që ai nuk ka bërë ndonjë sqarim publik mbi adresimin e mesazhit të tij.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *