Showbiz

Miri i BBVA Hedh Akuza të forta: “Selin-Gimbo dhe Mateo-Brikena Po Shfrytëzojnë Lidhjet e Tyre për Vëmendje!”

Ish-finalisti i Big Brother VIP Albania, Miri, ka bërë deklarata të forta gjatë një interviste në “Top Albania Radio”, duke akuzuar disa nga ish-banorët për strategji dhe përfitime personale.

Miri ka shprehur mendimin se çiftet Selin-Gimbo dhe Mateo-Brikena po e përdorin lidhjen e tyre romantike si një strategji për të marrë vëmendje dhe për të përfituar nga fama pas daljes nga formati. “Selin-Gimbo dhe Mateo-Brikena po i shfrytëzojnë lidhjet e tyre,” ka deklaruar Miri, duke lënë të kuptohet se këto romanca nuk janë aq të sinqerta sa paraqiten publikisht.

Ai shtoi gjithashtu se Mateo ka qenë banori më “fallco” i këtij edicioni, duke nënvizuar se strategjia e tij dhe e Brikenës ishte e mirëmenduar për të shfrytëzuar lidhjen brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Lidhur me raportin e tij me ish-banoren Selin pas përfundimit të spektaklit, Miri ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Megjithatë, ai ka theksuar se nuk ka asnjë mllef dhe nëse do të takoheshin, nuk do të kishte problem t’i fliste apo përshëndeste.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *