E martë, 3 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
Lajmet e Fundit

Messi reagon pas titullit të Barcelonës: Kampion, forca Barcelona

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Lionel Messi ka reaguar në rrjetet sociale pas suksesit të ish-klubit të tij, FC Barcelona, i cili siguroi titullin e La Ligës pas fitores në El Clasico ndaj Real Madrid, nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.

Skuadra katalunase u shpall kampione e Spanjës pas një ndeshjeje vendimtare në shtëpi, ku golat e Marcus Rashford dhe Ferran Torres i siguruan tri pikët që vulosën matematikisht titullin.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, urimet dhe mesazhet përgëzuese nisën të vinin nga figura të shumta të futbollit botëror, ndërsa Messi ishte ndër të parët që reagoi.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Sulmuesi argjentinas publikoi një mesazh të shkurtër, por emocional në Instagram, duke festuar suksesin e ish-ekipit të tij “Kampionë. Forca Barcelona”, shkroi ai.

Ky reagim u shpërnda me shpejtësi në rrjet, ku tifozët e interpretuan si një dëshmi të vazhdueshme të lidhjes së fortë emocionale që Messi ruan me Barcelonën, pavarësisht largimit të tij nga klubi.

Ndërkohë, Messi po vazhdon karrierën te Inter Miami CF, ku po synon tituj në MLS, ndërsa pritet të jetë pjesë edhe e FIFA World Cup 2026 me Kombëtaren e Argjentinës.

Messi reagon pas titullit të Barcelonës: Kampion, forca Barcelona

Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *