Pak orë para finales së Kupës së Botës 2026 kundër Spanjës, ylli argjentinas Lionel Messi ka shpërndarë një mesazh emocionues në rrjetet sociale, duke reflektuar mbi rrugëtimin e tij me ekipin kombëtar.
Messi, duke shprehur mirënjohje të thellë për shokët e skuadrës dhe stafin, theksoi rëndësinë e unitetit dhe lidhjes mes lojtarëve.
“Gjëja më e bukur e të gjitha këtyre viteve nuk kanë qenë kurrë vetëm trofeu, por i gjithë udhëtimi. Ndarja e përditshme me këtë grup, gara së bashku, rikthimi në formë gjatë momenteve të vështira dhe shijimi i çdo hapi të rrugës,” ka shkruar Messi.
Ai shtoi: “Faleminderit secilit prej shokëve të mi të ekipit, stafit të trajnerëve dhe të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për ta bërë këtë ekip kombëtar të ndihet si një familje.”
Messi u shpreh se pavarësisht rezultatit kundër Spanjës, ky grup ka shkruar tashmë një kapitull të paharrueshëm në historinë e futbollit.
“Vamos Argentina,” përfundoi ai mesazhin e tij, duke nxitur entuziazëm te mijëra tifozët argjentinas.


