E diel, 1 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
Lajmet e Fundit

Mediat suedeze raportojnë për vrasjen e të riut nga Kosova: Një i dyshuar është arrestuar

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një person nga Kosova ka humbur jetën në Suedi, pas të shtënave me armë që ndodhën të dielën rreth orës 21:00 në lagjen Kvarngardet të qytetit të Uppsalës.

bazuar në informacioneve të publikuara nga njëra prej mediave më të lexuara në Suedi, Aftonbladet, i dyshuari po lëvizte me biçikletë kur qëlloi fillimisht një herë në drejtim të viktimës. Kur 20-vjeçari kishte rënë në tokë, i dyshuari iu afrua sërish me biçikletë dhe e qëlloi edhe një herë nga një distancë shumë e afërt.

Aftonbladet e ka përshkruar vrasjen si një “ekzekutim të pastër”, ndërsa bazuar në raportimeve të këtij mediumi, i dyshuari për kryerjen e vrasjes është një person nën moshën 18-vjeçare.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Pas vrasjes, i dyshuari dyshohet se u largua me tren në drejtim të Stokholmit. Autoritetet suedeze nisën një operacion për kapjen e tij, ndërsa të hënën në mëngjes ai u arrestua në një restorant të zinxhirit Burger King.

Policia suedeze ka bërë të ditur se, në këtë fazë të hetimeve, nuk mund të konfirmojë nëse të shtënat kanë ndonjë lidhje me krimin e organizuar apo me bandat kriminale.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *