E diel, 1 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
Lajmet e Fundit

Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

“Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër”, shkruan nga vendngjarja, agjencia e raportimeve Keystone-SDA.

Që nga ditët e para të organizimit të protestave kundërqeveritare në Tiranë, në mbështetje të tyre janë organizuar një numër protestash edhe nga diaspora shqiptare në Zvicër. Sot, një protestë e tillë është mbajtur në Bernë, në sheshin kryesor të qytetit, në Bundesplatz (sheshi para Prlamentit Federal) , shkruan albinfo.ch.

Këtij demonstrimi të mërgatës shqiptare i kanë kushtuar vëmendje edhe mediat zvicerane, mes të cilave edhe agjencia e madhe e raportimeve Keysrtone-SDA, e cila ka raportuar nga ngjarja.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër. Rreth njëqind njerëz treguan solidaritetin e tyre me lëvizjen protestuese në Bernë të shtunën.

Diaspora shqiptare në Zvicër bëri thirrje për demonstratë në Bundesplatz. Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë në Tiranë dhe reforma kushtetuese, duke përfshirë një kufizim të mandatit të kryeministrit.

Shumë shqiptarë të gjeneratës së dytë që jetojnë në Zvicër ndiejnë përgjegjësinë për të ngritur zërin e tyre, thuhej në thirrjen për veprim. “Ata përjetojnë përfitimet e demokracisë së drejtpërdrejtë dhe janë të përkushtuar për forcimin e vlerave themelore demokratike, sundimin e ligjit dhe transparencën edhe në Shqipëri”, thuhet në artikull.

“Shqipëria më përket edhe mua”, shkruhej në një nga pankartat e punuara me dorë në demonstratë, mësohet nga një korrespondent i agjencisë së raportimeve Keystone-SDA.

Protestat në Shqipëri drejtohen kundër një projekti turistik luksoz në një rezervat natyror. Projekti po drejtohet nga një kompani në pronësi të dhëndrit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Ambientalistët kanë frikë se projekti mund të shkaktojë dëme afatgjata në ekosistemin e ndjeshëm në Deltën e Vjosës në bregdetin Adriatik.

Zona në fjlë është, ndër të tjera, vendndodhja e vendeve të pushimit dhe shumimit të flamingove, prandaj mediat po i referohen asaj si “Revolucioni i Flamingove”, përfundon Keystone-SDA.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *