E premte, 5 Qershor 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

Me moton “Barazi ose Revoltë”, mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë

Në Prishtina është mbajtur Parada e Krenarisë 2026 me moton “Barazi ose Revoltë”, ku pjesëtarë dhe mbështetës të komunitetit LGBTI marshuan nëpër sheshet kryesore të kryeqytetit.

Pjesëmarrësit mbanin pankarta dhe flamuj shumëngjyrësh, ndërsa gjatë marshimit u bënë thirrje për barazi, mbrojtje të të drejtave dhe trajtim dinjitoz për komunitetin LGBTI në Kosovë.

Në paradë morën pjesë aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të organizatave për të drejtat e njeriut, qytetarë si dhe ambasadorë të huaj të akredituar në Kosovë.

Ndryshe nga vitet e kaluara, në aktivitet nuk u panë përfaqësues të institucioneve qendrore, përfshirë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Marshimi u zhvillua nën masa të shtuara sigurie dhe pa incidente të raportuara.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *