Showbiz

Maturë Shtetërore 2024: Mbi 19,000 Maturantë Testohen, Raste Të Përjashtimit Për Shkak Të Telefonave

Mbi 19,000 maturantë iu nënshtruan sot provimit përfundimtar të maturës shtetërore, një test kyç që vlerëson njohuritë e fituara gjatë arsimit parauniversitar deri në klasën e 12-të. Procesi i testimit u zhvillua në 152 qendra testimi në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe gjimnaze të rëndësishme siç është “Ahmet Gashi” në Prishtinë.

Testi, i cili nisi në orën 10:00, u administrua nga një ekip i madh prej 1360 administratorësh dhe 750 anëtarësh komisionesh. Nxënës të shkollave të ndryshme të kryeqytetit ishin të vendosur në qendra testimi, duke shprehur shpresa për rezultate të suksesshme.

“Jam përgatitur pak a shumë, jo shumë, sepse nuk kam dashur ta stresoj veten”, tha njëra nga maturantet, Urta Dervishaj, ndërsa një tjetër shtoi: “Shpresoj ta kaloj testin dhe të arrij rreth 80 pikë. Jemi munduar dhe shpresojmë për rezultat të mirë”. Përgatitjet dhe shpresat për sukses ishin ndjesi të pranishme edhe tek nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.

Gjatë ditës, pati raportime për shpërndarje të pyetjeve të testit nëpërmjet internetit. Megjithatë, sipas Fatmir Elezit nga Ministria e Arsimit, procesi përgjithësisht ka shkuar mirë. Ai konfirmoi disa raste të përjashtimit nga provimi, të shkaktuara nga përdorimi i telefonave mobilë gjatë testimit.

“Procesi ka përfunduar me sukses dhe tani pritet të vijnë materialet në qendër dhe fillimi i leximit të fletë-përgjigjeve”, tha Elezi, duke shtuar se ky test përmban 100 kërkesa nga katër lëndë kryesore: gjuha amtare, anglishtja, matematika dhe një lëndë zgjedhore.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *