Showbiz

Mateo dhe Brikena: A e kanë mbyllur kapitullin apo e kanë rikthyer dashurinë?

Pas ditësh spekulimesh në rrjetet sociale, lidhur me një krizë në çiftin e formuar gjatë spektaklit “Big Brother VIP Albania”, Mateo dhe Brikena kanë vendosur të reagojnë, duke u dhënë fund thënieve.

Fillimisht, Brikena tërhoqi vëmendjen e fansave duke ndryshuar fotografinë e profilit në Instagram. Ajo zgjodhi një imazh romantik me Mateon, të krijuar me anë të Inteligjencës Artificiale. Ky veprim u interpretua menjëherë si një sinjal i qartë se lidhja e tyre nuk ka përfunduar.

Por surpriza nuk u ndal me kaq. Mateo ka bërë gjithashtu një lëvizje që ka ndezur rrjetin. Ai publikoi në InstaStory një screenshot nga një telefonatë me Brikenën, ku shfaqej fotografia e saj në ekran dhe një mbishkrim emocionues: “Më mungon @itsbriki”. Këto veprime të çiftit duket se hedhin poshtë çdo aludim për ndarje, duke konfirmuar se ata vazhdojnë të jenë bashkë.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *