Lushaku ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë, në bashkëpunim me shefat e grupeve parlamentare, janë diskutuar disa çështje me rëndësi për qytetarët, me theks të veçantë gjendja në shëndetësi dhe sektori i energjisë.
Ajo ka theksuar se gjendja në shëndetësi kërkon vëmendje të veçantë, në mënyrë që qytetarëve të mos u mungojnë shërbimet shëndetësore dhe barnat esenciale.
Sa i përket sektorit të energjisë, ajo ka bërë të ditur se është paraqitur një mocion përmes të cilit synohet të zhvillohet debat parlamentar dhe të kërkohet llogaridhënie lidhur me blerjen dhe menaxhimin e energjisë.
Lushaku ka folur edhe për Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian, të publikuar javën e kaluar, duke e cilësuar atë si alarmant. Sipas saj, raporti ka evidentuar probleme dhe dështime të Qeverisë në disa fusha.
Ajo ka bërë të ditur se në këtë drejtim është ndërmarrë një nismë për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme gjatë kësaj jave, ku deputetët do të diskutojnë rezultatet dhe konstatimet e raportit.
“Për këtë procedurë formale do t’i bëjmë sot nënshkrimet; kemi mbledhur nënshkrime nga të gjitha partitë politike dhe në këtë mënyrë po luajmë rolin tonë si opozitë për të kërkuar llogaridhënie për reformat që ka konstatuar edhe Raporti i Bashkimit Evropian, të cilat nuk janë fare në fokus dhe faktikisht kjo po e stagnon Kosovën në rrugëtimin e saj evropian”, ka thënë ajo.
Presidentja Shiroka Pula pret në takim një delegacion…
Letra e kryeministrit britanik për Kurtin, ish-ambasadori: Trendafilova…
“Shpresojmë të luajë për Kosovën”, Foda flet për…
Seanca e Kuvendit mbahet të enjten në orën 10:00
