Lumnije Thaçi, bashkëshortja e ish-presidentit Hashim Thaçi, ka ushtruar të drejtën e saj qytetare duke votuar në zgjedhjet e fundit. Ajo është parë në ambientet e shkollës së mesme “Faik Konica” në Prishtinë, teksa kryente detyrën e saj si votuese.
Në këtë proces, Lumnije Thaçit i është bashkuar edhe djali i saj, Endriti. Ky moment shënon edhe një herë mungesën e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndodhet prej vitesh në paraburgim në Hagë, duke lënë familjen e tij të marrë pjesë në këto ngjarje pa praninë e tij.


