E mërkurë, 16 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

‘Lule Gjeli’ nxjerr fshesën, spastron profilin e tij- zhduken mbi 3 mijë postime nga Facebook-u

Profili i njohur me emrin “Lule Gjeli”, i cili për një kohë të gjatë ka publikuar përmbajtje sulmuese ndaj figurave publike, politikanëve dhe mediave, ka nisur të fshijë një numër të madh postimesh nga llogaria e tij në Facebook.

Nga mijëra publikime që ndodheshin në këtë profil, mësohet se janë larguar mbi 3 mijë postime, ndërsa më herët pjesa më e madhe e përmbajtjeve kishin në fokus persona që kishin kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ose Lëvizjen Vetëvendosje.

Lëvizja për fshirjen e përmbajtjeve vjen në kohën kur institucionet e hetuesisë po merren me rastin dhe po punojnë për identifikimin e personit apo personave që qëndrojnë pas këtij profili.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Dyshohet se administratori i profilit ka përdorur identitete të ndryshme gjatë veprimtarisë së tij online.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka deklaruar më herët se në vitin 2021 ishte takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një person që kishte kërkuar takim në emër të profilit “Lule Gjeli”.

Abazi ka bërë të ditur se është i gatshëm të japë dëshminë e tij para Prokurorisë në kuadër të hetimeve për këtë çështje.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pasi të përfundojnë veprimet hetimore për zbardhjen e identitetit të administruesit të profilit.

svg%3E
svg%3E

Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *