Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ka sjellë për publikun këngën dhe videoklipin më të ri të titulluar “My Baby”. Projekti muzikor po merr vëmendje të veçantë për shkak të prezencës së ish-banores së Big Brother VIP Kosova, Dolce, e cila shfaqet në disa skena të cilësuara si “hot” në klip.
Bashkëpunimi mes Londrimit dhe Dolce-s kulmon me një puthje pasionante në fund të videoklipit, duke shtuar më tej entuziazmin dhe diskutimet rreth projektit të ri.

