Showbiz

Letra e Indrit për Vanesën trondit Ferma Vip: Çfarë fshihet pas mesazhit sekret?

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Dalja e Vanesës nga ‘Ferma Vip’ dhe hyrja e Klevisës kanë sjellë një kthesë të papritur në dinamikën e shtëpisë. Indri, i cili kishte zhvilluar një lidhje të veçantë me Vanesën, duket se po afron me Klevisën gjatë ditëve të fundit. Ai ka shprehur dëshirën për t’i dërguar një letër Vanesës, por përmbajtja e saj mbetet ende mister.

Moderatorja Arbana Xhuli sqaroi situatën, duke theksuar se letra do të bëhet publike për transparencë. ‘Indri ka kërkuar të shkruaj një letër për Vanesën dhe kjo letër do të jetë publike për transparencë. Është një letër që vjen në një eksperiment, në një reality shoë. Këtë letër, ne ja kemi treguar Vanesës dhe e kemi ftuar që të vijë në program. Vanesa na ka kërkuar që ta presim deri të hënë. Dëshiron të presësh deri të hënë apo përmbajtjen e saj ta lexoj e ajo ta dëgjoj ku është,’ tha Arbana.

Indri u pyet nëse do të presë deri të hënën, kur edhe Vanesa do të jetë e pranishme në spektakël, për të lexuar letrën. Aktori u përgjigj: ‘Lexoje e Vanesa ta dëgjojë. Publiku na ka ndjekur që prej fillimit dhe ka të drejtën të dijë përmbajtjen e letrës. Por nëse publiku do e marrë vesh, atëherë mund të presim edhe deri të hënë’.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Kurioziteti për përmbajtjen e kësaj letre nuk është vetëm i publikut, por edhe i opinionistëve. Ata kanë kërkuar në mënyrë këmbëngulëse të kontaktojnë me Vanesën për të mësuar çfarë shkruhet në të. Mes batutash, Ermal Mamaqi i bëri thirrje Vanesës: ‘Vanesa, ke dy orë kohë të vish në studio kudo që të jesh’.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *