Këngëtarja e njohur kosovare, Leonora Jakupi, ka filluar me kohë përgatitjet për festën e shenjtë të Kurban Bajramit. Përmes një postimi në platformën Instastory, Leonora ka ndarë me fansat e saj një detaj mjaft tërheqës nga këto përgatime: një ëmbëlsirë tradicionale e gatuar nga nëna e saj.
“Filluan përgatitjet për Bajram. Tespishte nga duart e mamit”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografisë së ëmbëlsirës, duke theksuar lidhjen e saj me traditat familjare dhe gatimet e veçanta që shoqërojnë festat.
Kurban Bajrami sivjet do të festohet të mërkurën, më 27 maj, duke u dhënë mundësi besimtarëve të përgatiten siç duhet për këtë ngjarje të rëndësishme fetare.

