Showbiz

Leonora Jakupi në Shënjestër të Propagandës Serbe: Si Mediat e Beogradit Sulmojnë Artisten Kosovare

Mediat serbe, në vazhdimësi të qasjeve të tyre të vjetra dhe të dëmshme ndaj Kosovës dhe figurave publike shqiptare, kanë vënë në shënjestër këngëtaren e njohur Leonora Jakupi. Një analizë e artikullit të publikuar nga Nportal, platformë e kompanisë mediatike serbe Novosti, zbulon përdorimin e propagandës dhe gjuhës së urrejtjes kundër artistes.

Artikulli i Nportal fillon me një titull provokues dhe të rëndë: “Mbështeti ‘Gjarprin’, lavdëron UÇK-në, urren SERBËT”, duke e lidhur direkt Jakupin me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe duke e akuzuar këngëtaren për mbështetje të UÇK-së dhe urrejtje ndaj serbëve, pa ofruar asnjë citim të drejtpërdrejtë nga ajo.

Novosti pretendon se karriera e Leonorës Jakupit është ndërtuar mbi këngë nacionaliste dhe të luftës, duke u fokusuar në UÇK dhe figurat e saj. Artikulli thekson prejardhjen e saj nga Drenica dhe lidhjen me babain, Halil Jakupi, pjesëtar i UÇK-së i rënë në vitin 1998. Kënga e saj e njohur “A vritet pafajësia” përshkruhet si një vepër që lavdëron luftëtarët e Drenicës dhe mbështet hapur UÇK-në, ndërsa përmenden edhe paraqitjet e saj me simbole të kësaj force.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Më tej, media serbe pretendon se Jakupi përdor gjuhë përçmuese ndaj serbëve në këngët e saj, duke cituar vargje që trajtojnë dhimbjet dhe tragjeditë e luftës, si dëbimet dhe vrasjet e civilëve. Kjo interpretim tendencioz synon të diskreditojë mesazhet e këngëtares.

Një reagim i fundit i Leonora Jakupit ndaj aktgjykimit të Hagës, ku ajo publikoi një fotografi të ish-krerëve të UÇK-së me mesazhin “Sot është vrarë liria jonë! Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës”, ka nxitur një tjetër valë sulmesh nga mediat serbe. Novosti, e njohur për qasjen dezinformuese, ka shfrytëzuar këtë reagim për të përhapur narrativën e saj propagandistike, një praktikë e zakonshme kur bëhet fjalë për Kosovën dhe UÇK-në.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *