Lëndohet me ‘burgi’ një person në Shtime, po punonte në shtëpi

0
26
TRIK TRAVEL

Një person është lënduar në shtëpinë e tij, derisa ishte duke i ndarë drunjtë, në Shtime.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veselaj.

TRIK TRAVEL

Veselaj ka thënë se ngjarja ka ndodhur të enjten në mesditë dhe se personi i lënduar pasi ka marrë ndihmën e parë në Shtime është dërguar në QKUK.

Personi është vetëlënduar me një burgi, derisa ka qenë duke i ndarë drunjtë në shtëpinë e tij.“Me datën 17.10.2024 rreth orës 11:00, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në shtëpinë e shëndetit në Shtime një person kishte marre lëndime në kokë dhe pasi ka marrë ndihmën e parë në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar ne QKUK-Prishtinë.

Policia kishte mësuar se ai ishte vetëlënduar nga një mjet shpues (burgi), derisa ishte duke i ndarë drunjtë në shtëpinë e tij.Për të gjitha këto veprime është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është inicuar shënim zyrtar”, ka thënë Veselaj.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here