Showbiz

Kushtrim Kelani Pranon Pëlqimin me Aurora Rrustën: “Ndjenjat Filluan Brenda Big Brother VIP Kosova”

Ish-banori i njohur i Big Brother VIP Kosova, Kushtrim Kelani, ka vendosur të thyejë heshtjen rreth lidhjes së tij me ish-konkurrenten Aurora Rrusta. Pas spekulimeve të shumta të lindura nga pamjet e tyre duke u puthur në një klub në Prishtinë pak javë më parë, Kelani ka folur për herë të parë publikisht për këtë marrëdhënie.

Në një intervistë për median “Artistët Shqiptarë”, këngëtari konfirmoi se lidhja me Rrustën po zhvillohet mbarë dhe se pëlqimi mes tyre duket se ka marrë fill brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

“Gjithçka është duke ecur mirë, jeta private është jetë private. Për gjërat tjera besoj që merremi vesh në vazhdim. Për momentin mirë është gjithçka duke ecur”, u shpreh Kelani. Ai shtoi më tej se ndjenjat kishin lindur edhe gjatë kohës së qëndrimit në formatin e njohur televiziv: “Gjërat që janë parë brenda, janë parë. Besoj që po kam pasur ndjenja edhe brenda”.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Pavarësisht konfirmimit të Kelanit, çifti ende nuk e ka bërë lidhjen e tyre publike në platformat e rrjeteve sociale.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *