“Kush qëndron më gjatë pa frymë”, drejtori i Arsimit në Kamenicë jep detaje si tentuan nxënësit ta lëndonin vetën të ndikuar nga sfida e “TikTok-ut”

0
80
TRIK TRAVEL

Sfida e vetëlëndimit e nxitur nga disa video në “TikTok” ka prekur edhe nxënësit e shkollave fillore të mesme të ulëta në Kosovë.Pas komunës së Gjakovës, raste të tilla u raportuan të premten edhe në komunën e Kamenicës.

Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Afrim Dervishi në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar këtë rast.Dervishi ka thënë se nxënësit e klasave 6, 8 dhe 9 kanë provuar një formë tjetër të vetëlëndimit, duke testuar se kush po qëndron më shumë pa frymë.“Po ngjashëm me atë që ka ndodh në Gjakovë, por vetëm në një formë tjetër ka ndodhur edhe në komunën e Kamenicës konkretisht në shkollën fillore të mesme të ultë “Abdullah Krashnica-Presheva” në Koretin. Aty fëmijët kanë provuar me bo lojën kush po qëndron më shumë pa frymë, mirëpo ka pasur edhe ndërhyrje me dorë”, ka thënë Dervishi.Ai ka shtuar se drejtoria e shkollës menjëherë ka marrë masa.“Kjo e ka bërë të rrezikshme këtë lojë dhe drejtoria e shkollës ka marrë informatën, i ka thirr prindërit fëmijët e kanë konfirmuar dhe kjo ka ndodhur në oborrin e shkollës para fillimit të mësimit. Ideja e kësaj loje buron nga TikTok-u”, tha Dervishi.

TRIK TRAVEL

Dervishi shtoi se kanë qenë diku shtatë nxënës që kanë provuar këtë lojë, por që fatmirësisht nuk ka pasur pasoja.“Ka qenë një nxënësi klasës së gjashtë dhe të tjerët të kalesës së tetë dhe nëntë, diku shtatë nxënës gjithsejtë. Fatmirësisht nuk ka pasur pasoja, dhe uroj të mos ketë askund”, tha Dervishi.Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rasti është lajmëruar të premten.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here