Kurti sulmon Prokurorinë, prokurorët i quan “kërmij” dhe “lepuj të shpejtë”

0
182
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të sulmojë prokurorinë, për siç thotë ai “nuk reagojnë shpejt kur nuk bëhet fjalë për Lëvivizjen Vetëvendojse”, por “reagojnë shpejt kur VV bën ndonjë gabim të aluduar procedural”.

TRIK TRAVEL

Madje, Kurti prokurorët e Kosovës, i ka quajtur si “kërmij”, dhe “lepuj”.

TRIK TRAVEL

Gjatë paraqitjes në KTV, të dielën, ka thënë se “11 ministri kanë dorëzuar 250 kallëzime penale dhe kërkesa për hetim”. Por, Kurti pretendon se Prokuroria nuk po vepron.

“Me këtë rast, ajo çfarë unë mund të konstatoj është që kur vjen puna te kërkesat tona për hetim dhe kallëzime penale, prokuroria veprojnë si kërmij, ndërsa nëse del në ndonjë portal ndonjë shkelje procedurale e ndonjë ministri apo ndonjë aludim, nga kërmij të ngadalshëm shndërrohen në lepuj të shpejtë. Nuk ka aktakuza, nuk ka epilog”, ka thënë Kurti.

Përpos sulmeve ndaj prokurorisë, Kurti ka vendosur që të mos i përgjigjet kërkesës së Prokurorisë Speciale për intervistim si dëshmitar.

Për këtë Kurti përmendi si “Blerim Isufajn”, i cili nuk pranohet për kryeprokuror nga Qeveria dhe Presidenca, përkundër se është zgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Për Kurtin, Isufaj është “regjistor i pamjes kur Kurti hynë në Prokurori dhe bëhet lajm ndërkombëtar për korrupsion”./PrishtinaPost

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here