Kuriozitet

Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish lidhur me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, i cili ndodhi më 29 nëntor në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Përmes një postimi në platformën “X”, ai ka bërë të ditur se sulmi ishte planifikuar me përdorimin e rreth 20 kilogramë eksploziv dhe kishte potencialin për të shkaktuar dëme të mëdha në furnizimin me energji dhe ujë në vend.

“Përafërsisht 20 kg eksploziv u përdorën në sulmin terrorist të së premtes së kaluar në infrastrukturën tonë kritike. Kjo javë e kaluar mund të kishte qenë shumë ndryshe po të mos kishte qenë reagimi i shpejtë, i koordinuar dhe profesional institucional për të zbutur ndikimin e dëmit”.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Si një sulm ndaj popullatës civile, ai mund të kishte reduktuar prodhimin e energjisë në vend me 60 për qind dhe të kishte ndikuar në aksesin e ujit për deri në 40 për qind të popullsisë,” ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka krahasuar këtë sulm me shënjestrimin e infrastrukturës civile kritike nga Rusia në Ukrainë, duke e cilësuar si një akt alarmant.

Ai gjithashtu ka publikuar një video që dokumenton reagimin institucional brenda 48 orëve të para pas incidentit.

“Kjo video rrëfen ngjarjet dhe reagimin institucional brenda 48 orëve të para pas sulmit, që ndodhi më 29 nëntor. Ndërkohë që është bërë përparim i dukshëm, përpjekjet institucionale për riparimin e plotë të dëmit dhe rivendosjen e normalitetit janë ende në vazhdim,” ka përfunduar Kurti

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *