Ekonomi

Kurti njoftoi se është hap tenderi për banim të përballueshëm, opozita e quan tentativë për mashtrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se është hapur tenderi për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm në katër komuna: Pejë, Gjilan, Podujevë dhe Istog.

Projekti ka një vlerë prej mbi 38 milionë euro dhe synon të sigurojë strehim më të përballueshëm për qytetarët.

Ky hap i qeverisë ka shkaktuar reagime të menjëhershme nga opozita.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar projektin duke e cilësuar atë si një farsë.

Në një reagim në Facebook, ajo ka theksuar se ka mungesë të rezultateve konkrete gjatë mandatit të qeverisë.

“Për katër vjet, nën qeverisjen e tyre, u shtrenjëtua çdo produkt dhe kosto e jetesës u rrit. Mbi 250 mijë të rinj e lanë Kosovën në kërkim të një jete më të mirë jashtë saj. Sonte, pas katër viteve premtim, Kryeministri po prezanton një tjetër ‘dokument’ për banesat e përballueshme. Për 48 muaj, nuk ishin në gjendje një urë 13 metra me ndërtu, e po ndërtojnë diçka më shumë,” ka shkruar Deliu-Kodra.

Nga ana tjetër, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, e ka quajtur këtë njoftim një “tentativë për mashtrim”. Ai ka theksuar mungesën e projekteve konkrete gjatë mandatit të qeverisë dhe e ka akuzuar atë për fillim të procedurave pa rezultate reale.

“4 vjet asnjë punë, asnjë projekt. Tash, në tentativë për mashtrim: 1. Nisje të themelimit për themelim. 2. Fillim procedurash për nisje të procedurave,” ka shkruar Rukiqi./PrishtinaPost

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *