Lajmet e Fundit

Kurti kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Jeta e tyre ishte lavd për dashurinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies së tyre, shkruan Prishtina Post.

Kurti shkruan se të dy vdiqën për lirinë e Kosovës dhe jeta e tyre ishte një vepër e përbashkët, kryevepër për dashurinë dhe lirinë

“Ata të dy vdiqën për atë që jetuan: për lirinë e Kosovës. Vdekja e tyre ishte një rënie e njëhershme, ashtu siç jeta e tyre ishte një vepër e përbashkët, kryevepër për dashurinë dhe lirinë. Fehmi Lladrovci (1956) nga Gllanasella e Drenasit dhe Xhevë Krasniqi (1955) nga Drenoci i Malishevës ishin një çift i kulluar, që ashtu siç e shikonin njëri-tjetrin në sy me plot dashuri, bashkë shikonin drejt një synimi, lirisë së Kosovës. Ashtu siç e ka titulluar Fehmiu letrën e tij nga burgu për Xhevën, “DRITA E SYTRIT TIM XHEVË!”, ku ndër tjera ai i ka shkruar Xhevës: “Të përshëndes e të përqafoi nga larg SHPIRTI IM XHEVË! TË DUA SHUMË XHEVË”, shkruan ai në Facebook.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Tutje, kryeministri Kurti kujton edhe bashkëluftëtarët e tyre, Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka.

“Më 22 shtator të vitit 1998, gjatë luftimesh me forcat armike serbe në Gradinë, Fehmiu dhe Xheva ranë dëshmorë me dy nga bashkëluftëtarë të tyre, Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka, ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fatime Hetemi ishte një vajzë me prejardhje nga Bistrica e Shalës së Mitrovicës, e cila qysh në javët e para të luftës në Kosovë, u mobilizua duke e veshur uniformën e UÇK-së, siç shihet në një fotografi bashkë me Xhevën, mbushur me pamje guximi dhe vendosmërie”, thuhet në postimin e tij.

Prishtina Post

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *