Lajmet e Fundit

Kryeministri Kurti: Mitrovica e Veriut dhe e Jugut, më të afërta se kurrë më parë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Mitrovicë, 9 qershor 2025 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një vizitë në të dy pjesët e qytetit të Mitrovicës, ku është takuar me kryetarët e komunave, Erden Atiq në Mitrovicën e Jugut dhe Bedri Hamza në atë të Veriut.

Krijo Website me Trik Agency
Marketing Krijo Website me Trik Agency

Në fokus të vizitës ishin bashkëpunimi ndërkomunal dhe realizimi i projekteve të përbashkëta, që synojnë rritjen e përfshirjes qytetare dhe përmirësimin e mirëqenies për të gjithë banorët, pa dallim.

“Këto dy komuna janë më pranë njëra-tjetrës se kurrë më parë, duke punuar tashmë për të fuqizuar gjithëpërfshirjen dhe mirëqenien qytetare,” theksoi Kurti në deklaratën e tij.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Kryeministri u zotua për mbështetje të vazhdueshme të projekteve që përfshijnë të dy komunat, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe nivelit lokal.

Vizita e Kurtit përkoi edhe me ditëlindjen e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Erden Atiq. Në këtë rast, Kryeministri e uroi atë për jetë të gjatë, shëndet dhe punë me integritet në shërbim të qytetarëve.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *