Krasniqi jep detaje të padëgjuara për sulmi në Banjskë: Në spital s’ka pas as penj – e kanë ditë që diçka ka me ndodh…

0
24
Krasniqi jep detaje të padëgjuara për sulmi në Banjskë: Në spital s’ka pas as penj – e kanë ditë që diçka ka me ndodh…
Krasniqi jep detaje të padëgjuara për sulmi në Banjskë: Në spital s’ka pas as penj – e kanë ditë që diçka ka me ndodh…
TRIK TRAVEL

Deputetja e LDK-së, njëherit dhe kandidatja e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit, Rrezarta Krasniqi ekskluzivisht për GazetënDemos në emisionin “PolitiKaos” ka dhënë detaje të reja nga dita e sulmit terrorist në Banjskë.

Ajo tha se përkundër që institucionet kanë pasur informacione se do të ketë zhvillime në atë pjesë të vendit, nuk janë marrë maasat e duhra për të ofruar ndihmën e nevojshme.

TRIK TRAVEL

Specifikisht, sipas Krasniqit, ditën kur u sulmua Policia e Kosovës, në spitalin e Mitrovicës, më i afërti i “zonës së nxehtë” të vendit, kanë munguar edhe gjërat elementare për mjekimin e nevojshëm në rastin më të keq, sikur përshembull penjtë.

“E kam një informacion që në spitalin e Mitrovicës, në rastin e Banjskës, nuk ka pas as penj atë ditë, domethënë që s’ka qenë aspak i përgatitur as spitali i Basnjskës, duke e pasur parasysh që këta kanë marr mesazhe që diçka do të ndodh, sepse derisa dalin edhe folin që ka me pas sulme, ata duhet me qenë të përgatit. Mirëpo, spitali i Mitrovicës nuk ka qenë i pajisur me gjërat elementare atë kohë kur ka ndodh sulmi në Banjskë”, tha Krasniqi në PolitiKaos.

Deputetja e LDK-së iu përgjigj edhe akuzave se një gjendje e tillë në spitalet e Kosovës ka ardhë nga keqqeverisja e qeverive të kaluara, duke thënë se një deklaratë e tillë nuk qëndron, pas për katër vite e patën mundësinë e ndryshimit, të cilën sipas saj nuk e shfrytëzuan.

“Nuk është e vërtëtë. Çka kanë bë këta për katër vite? Shumë pak është edhe rritja e pagave. Ku janë infermierët, ku është stafi mjekësor? Leji statistikat e kryeministrit Kurti që del e i mashtron mjekët, e të gjithë punonjësit nëpër vende publike”, shtoi ajo.

Ndryshe, Krasniqi shtoi se bëson që 9 shkurti do të jetë fundi i Qeverisë Kurti, teksa deklaroi se për ta mbuluar keqqeverisjen e tij po mundohet në mënyra të ndryshme ta blej votën.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here