Në përgjigjen e tij, KFOR-i ka sqaruar se takimi është pjesë e aktiviteteve të rregullta të Komisionit të Përbashkët për Implementim, të bazuara në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake (MTA).
“Është pjesë e aktiviteteve të realizuara nga Komisioni i Përbashkët për Implementim (JIC), bazuar në Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake (MTA). Këto marrëveshje afatgjata ofrojnë një kornizë të vendosur për ndërlidhje, komunikim, bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë, veçanërisht për çështjet që lidhen me Vijën Kufitare Administrative (ABL) dhe nevojën për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet lokale”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Një zëdhnës i KFOR-it për Express ka theksuar se takimet e tilla janë të zakonshme dhe synojnë të sigurojnë komunikim të vazhdueshëm ndërmjet palëve.
“Takime të tilla janë rutinore. Ato kanë për qëllim sigurimin e informimit të ndërsjellë dhe komunikimit në kohë dhe në mënyrë efektive. Gjatë viteve, këto takime janë mbajtur në lokacione të ndryshme, përfshirë edhe në Shtabin e KFOR-it”, thuhet në përgjigje.
KFOR-i ka bërë të ditur se komunikimi i tij nuk kufizohet vetëm te Forcat e Armatosura të Serbisë, por përfshin edhe institucionet dhe organizatat e sigurisë në Kosovë, si dhe organizatat ndërkombëtare.

Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund
Fluturime direkte nga Prishtina drejt Dortmundit duke filluar nga vetëm 99 Euro, Rezervo online në www.triktravel.com
REZERVO TANI →“KFOR-i mban komunikim të rregullt, transparent dhe të drejtpërdrejtë me të gjithë homologët e tij, përfshirë institucionet në Kosovë, organizatat e sigurisë në Kosovë, Forcat e Armatosura të Serbisë dhe organizatat ndërkombëtare”, theksohet në njoftim.

Fluturime Direkte Prishtine - Dortmund
Fluturime direkte nga Prishtina drejt Dortmundit duke filluar nga vetëm 99 Euro, Rezervo online në www.triktravel.com
REZERVO TANI →Sipas KFOR-it, ky komunikim është i rëndësishëm për parandalimin e keqkuptimeve dhe shmangien e tensioneve të mundshme.
“Kjo është thelbësore për të parandaluar keqkuptimet dhe për të zvogëluar rreziqet e tensioneve, për të adresuar shqetësimet e mundshme të sigurisë dhe kontribuon në sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe në stabilitetin rajonal”, thuhet në përgjigje.
Në fund, KFOR-i ka ritheksuar se vazhdon të përmbushë mandatin e tij, të përcaktuar me Rezolutën 1244 të vitit 1999, duke garantuar kontributin e tij në sigurinë e të gjitha komuniteteve dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.
“KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij, siç përcaktohet me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, si dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
MMPH bllokon projektin për lagjen Ulpiana, Pacolli: Projekti…
Platforma “Liria ka Emër” nesër mban konferencë për…
“Ka me ta ba si Naim Murseli” –…
Aksident mes autobusit dhe kamionit në Klinë, 10…
