E shtunë, 31 Tetor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
✦ Kërkuan mbrojtje, gjetën vdekjen| Çfarë dënimi morën vrasësit e grave dhe bashkëpunëtorët e tyre në Kosovë? Disa procese ende të pazgjidhura ✦ Nga Ahmet Isufi deri tek Gazmend Hoxha, zyrtarët që dhanë dorëheqje për arsye morale ✦ Drama e Big Brother VIP Kosova: Elijona Binaj thumbon Benita Zenën, ish-konkurrentet rikthejnë debatet ✦ Dua Lipa Mbrohet Ligjërisht në Hong Kong: Fitore për Markën Personale Kundër Falsifikatorëve ✦ Fjoralba Ponari kundër Qeverisë: 1 Miliard Euro Abuzime dhe Taksat e Reja, një ‘Propozim të Pafytyrë’ ✦ Jonida Vokshi rikthehet në Big Brother VIP Kosova? ✦ Dorëheqja e Drejtorit të Policisë Hoxha: Përgjegjësi Morale Pas Tragjedisë së Arlinda Zekajt, Prishtina Post ✦ Musliu-Shoshi: 44 ditë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, institucionet ende pa plan për mbrojtjen e historisë së luftës
Lajmet e Fundit

Klose përgëzon Messin për rekordin historik në Kupën e Botës

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Legjenda gjermane Miroslav Klose ka përgëzuar Lionel Messin pasi ylli argjentinas u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës.

Messi vendosi rekordin e ri në fitoren 2-0 të Argjentinës ndaj Austrisë, ku realizoi dy gola dhe e çoi totalin e tij në 18 gola në Botëror, duke lënë pas Klosen, i cili e kishte mbyllur karrierën me 16 gola.

“Gjithmonë kam thënë se Messi është i jashtëzakonshëm. Për mua, Leo është futbollisti më i mirë i të gjideklaroi kohërave. Urime, kampion!”, deklaroi Klose.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ish-sulmuesi gjerman kishte mbajtur rekordin që nga viti 2014, por më herët kishte pranuar se do të ishte i lumtur nëse ai do të thyhej nga Messi.

“Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe Messi është më se i mirëpritur ta bëjë këtë. Kam qenë gjithmonë një admirues i tij”, kishte thënë Klose para nisjes së Botërorit 2026.

Messi shkruan histori në Dallas

Kapiteni i Argjentinës kishte barazuar rekordin e Kloses me 16 gola pas het-trikut ndaj Algjerisë në ndeshjen hapëse, ndërsa ndaj Austrisë kaloi i vetëm në krye.

Goli i parë i mbrëmjes erdhi në minutën e 38-të dhe ishte i 17-ti i tij në Kupat e Botës. Në sekondat e fundit të ndeshjes, Messi realizoi sërish për të vulosur fitoren dhe për të ngritur shifrën në 18 gola.

Ky sukses i siguroi edhe kualifikimin Argjentinës në fazën e eliminimit direkt, një ndeshje para përfundimit të grupit.

Rekord pas një penalltie të humbur

Mbrëmja historike nuk nisi në mënyrën më të mirë për tetë herë fituesin e Topit të Artë. Në minutën e nëntë ai humbi një penallti, por më pas reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Është e pabesueshme mënyra se si ndodhi gjithçka. Humba penalltinë, por ndoshta po ta shënoja nuk do të kisha arritur te dy golat e tjerë. Jam i lumtur për rezultatin dhe për punën e skuadrës”, deklaroi Messi pas ndeshjes.

Argjentina synon mbrojtjen e titullit

Me gjashtë pikë nga dy ndeshje, Argjentina e drejtuar nga Lionel Scaloni ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër dhe vazhdon rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit botëror.

“Jam shumë i lumtur për fitoren. Ishte një ndeshje e vështirë dhe shumë e luftuar. Na jep qetësi për atë që na pret më tej. Ky është Botërori dhe çdo ndeshje është intensive”, përfundoi Messi.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *