Ish-finalistët e njohur të spektaklit televiziv ‘Big Brother VIP Kosova 4’, Klodi dhe Elijona, u shfaqën mbrëmë në qendër të Tiranës duke iu bashkuar protestuesve. Ata morën pjesë në tubimin qytetar të organizuar për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Nartës.
Vëmendjen kryesore e mori Klodi, i cili u shfaq në mesin e protestuesve me një plis tradicional shqiptar në kokë. Ky detaj, së bashku me praninë e çiftit në protestë, tërhoqi shikimet dhe komentet e shumta.
Elijona shoqëronte Klodin gjatë gjithë kohës, duke konfirmuar lidhjen e tyre të fortë dhe mbështetjen reciproke, e cila është forcuar që nga dalja nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.


