KFOR largohet nga Ura e Ibrit? Misioni paqeruajtës i NATO-s: Ja e vërteta

0
244
TRIK TRAVEL

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka deklaruar se “nuk dëshirojmë të spekulojmë për ndonjë skenar të ardhshëm” nëse institucionet e Kosovës kërkojnë largimin e forcave të tij nga ura mbi lumin Ibër.

Në ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka shprehur synimin për të hapur për qarkullim urën mbi Ibër, e cila ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare nga Mitrovica e Veriut me shumicë serbe.

TRIK TRAVEL

Ushtarët italianë që bëjnë pjesë në misionin e KFOR-it janë të vendosur në urën mbi lumin Ibër, ndërsa afër ndodhen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Një zëdhënës i KFOR-it ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se misioni vazhdon të zbatojë mandatin e tij, i cili është dhënë nga Kombet e Bashkuara. Ky mandat ka për qëllim të kontribuojë për një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit nga komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Për këtë arsye, KFOR-i mban një praninë fikse në urën e Mitrovicës dhe realizon patrullime të rregullta në zonën përreth.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here