Showbiz

Kemi të reja! Çfarë po ndodh mes Mozës dhe Bujakës jashtë Ferma VIP?

Vetëm pak ditë para finales së madhe të “Ferma VIP”, miqësia mes Mimoza Ahmetit dhe DJ Bujakës u duk se mori fund pas një debati të fortë që surprizoi jo pak ndjekësit e formatit.

Në atë periudhë, Bujaka e akuzoi publikisht Mozën se kishte shkelur shoqërinë e tyre, ndërsa raporti mes dy prej personazheve më të afërt të fermës dukej i parikuperueshëm.

Shumë fansa që kishin mbështetur miqësinë e tyre mbetën të zhgënjyer nga përplasja e fundit mes dyshes.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Por duket se gjithçka i përkiste vetëm tensioneve të lojës.

Vetëm një javë pas përfundimit të spektaklit, Moza dhe Bujaka kanë treguar se kanë lënë pas çdo keqkuptim. Dyshja janë ritakuar jashtë fermës dhe pamjet e publikuara në rrjetet sociale kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Mimoza Ahmeti ishte e pranishme në eventin e parë të organizuar nga DJ Bujaka pas përfundimit të “Ferma VIP”, duke treguar mbështetjen e saj për mikun e saj.

Ka qenë vetë Bujaka ai që ka ndarë momentin në Instagram, duke shkruar me humor: “Kush ka ardh te eventi i Bujakës”, ndërsa në video shfaqet edhe Moza mes të pranishmëve.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *