Kane sfidon “Furitë e Kuqe” për trofeun e Euro 2024

0
197
Kane sfidon furite e kuq
Kane sfidon furite e kuq
TRIK TRAVEL

Pritet padyshim një finale e zjarrtë dhe plot spektakël.

Në afro 1 orë, “Furitë e Kuqe” spanjolle do të sfidojnë “Tre Luanët” e Anglisë, në finalen e madhe të Euro 2024, ku në prani të 71 mijë spektatorëve në “Olympiastadion” në Berlin do të luftojnë për trofeun prestigjioz.

TRIK TRAVEL

Sa i përket formacioneve, trajneri Luis de la Fuente ka vendosur t’i rreshtojë “Të Kuqtë” e tij me skemën 4-2-3-1, ku në portë do të vendoset si zakonisht Unai Simón.

Nga krahët vijnë Cucurella dhe Dani Carvajal, me qendrën që mbulohet nga Le Normand dhe Laporte. Para mbrojtjes janë vendosur Fabian Ruiz dhe Rodri, ndërsa Dani Olmo, Nico Williams dhe Lamine Yamal pozicionohen pas “bomberit”, Alvaro Morata.

Në krahun tjetër, Gareth Southgate i ka rreshtuar “Tre Luanët” me formacionin 3-4-2-1, ku në portë vendoset Pickford dhe para tij Stones, Guehi dhe Kyle Walker. Në krahët e mesfushës janë Bukayo Saka dhe Luke Shaw, me qendrën që mbulohet nga Declan Rice dhe Kobbie Mainoo, ndërsa Jude Bellingham dhe Phil Foden janë në mbështetje të kapitenit Harry Kane.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here