Lajmet e Fundit

“Kandidati për Prokuror të Shtetit Ndalohet për Dhunë në Familje nga Prokuroria e Prizrenit”

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Kandidati për Prokuror të Shtetit, D.M., Ndalohet nga Prokuroria e Prizrenit për Dhunë në Familje

Kandidati për prokuror të shtetit, D.M. (emër i njohur për redaksinë), është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për dhunë në familje. Konfirmimin për këtë ndalim e ka dhënë prokurori Beqë Shala për “Betimi për Drejtësi”.

“Po, saktë është, po, është ndaluar,” tha prokurori Shala. Ai gjithashtu ka shtuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit do të kuptohet në ditët në vijim. “Krejt i merrni vesh ditëve në vazhdim,” theksoi Shala.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Betimi për Drejtësi” ka tentuar të kontaktojë zëdhënësën e Prokurorisë, Fitore Mehmeti-Sejrani, për konfirmimin e informacionit, por ajo ka qenë e paqasshme.

Nga lista e fundit e kandidatëve për prokurorë, D.M. është një bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë e Prishtinës, ka kaluar testin me shkrim dhe pritet të nënshtrohet fazës së testimit me gojë.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *