Influencerja e njohur, Kader Kicaj, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe publikut të gjerë. E njohur për aktivitetin e saj të lartë në rrjetet sociale, ajo ndan shpesh momente nga jeta e saj e përditshme me mijëra ndjekës.
Bukuroshja nga Prizreni ka ditur si gjithmonë të tërheqë vëmendjen, kësaj radhe me imazhet më të fundit të publikuara. Kaderi është fotografuar e veshur me një fustan elegant dhe të ngushtë, i cili thekson në mënyrë të admirueshme linjat e saj trupore. Forma e saj e përkryer, e cila krahasohet me atë të një ‘peshku’, ka ndezur rrjetin dhe ka marrë komente të shumta pozitive nga fansat.


