Showbiz

Juliana Nura nuk duron më, reagon ndaj kritikave për IVF

Juliana Nura, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, ka bërë një reagim të fortë përballë kritikave të shumta që ka marrë në rrjetet sociale.

Vendimi i saj për të ndjekur procedurën e fertilizimit in vitro (IVF) me qëllim që të bëhet një nënë e vetme ka shkaktuar një valë reagimesh, por Juli është e vendosur të mbrojë zgjedhjen e saj.

Gjatë një interviste për “T7”, ajo ka sqaruar se lumturia e një fëmije nuk përcaktohet nga normat shoqërore, por nga gjendja emocionale e prindit që e rrit. “Një fëmijë i lumtur është ai që ka një nënë të lumtur, e cila i ofron gjithçka që i nevojitet”, ka thënë ajo.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Edhe pse Juli e pranon rëndësinë e figurës së babait, ajo thekson se në të ardhmen mund të ketë dikë që do të jetë një prind më i mirë për fëmijën e saj, sesa ndoshta babai biologjik.

Ajo gjithashtu ka përmendur se ka shumë raste kur prindërit biologjikë dështojnë në rolin e tyre, duke argumentuar se shpeshherë është më mirë të jesh vetëm se të keqkuptosh një marrëdhënie.

“Kemi statistika që tregojnë se ndonjëherë është më mirë të jesh vetëm sesa të jesh me një partner të gabuar”, tha Juli, duke mbrojtur vendimin e saj për të mos pritur për partnerin e duhur për të plotësuar normat shoqërore.

Kur u pyet për akuzat e “egoizmit” që i janë bërë, ajo u shpreh me fjalë të forta, duke bërë një dallim të qartë: “Egoizëm është kur e lë fëmijën në bërllok, në spital apo në jetimore, e jo kur lufton për të qenë një nënë e mirë”.

Me këtë deklaratë, ajo iu përgjigj edhe disa personazheve të njohur publikë që e kanë kritikuar hapur vendimin e saj, si Xheneta Fetahu dhe Valdrina. Pavarësisht mendimeve të tyre, Juli është e vendosur të ndjekë ëndrrën e saj për t’u bërë nënë.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *