Lajmet e Fundit

Izraeli mbetet pa talentin e Barcelonës, por trajneri i tyre ka shpresa!

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Izraeli, që është ekipi i fundit në Grupin 3 të Ligës B të Kombeve, mbanë shpresa për rezultat të mirë ndaj Kosovës. Përzgjedhësi i tyre Ran Ben Shimon në konferencën për shtyp para ndeshjeve të nëntorit ka thënë se përkundër që pritshmëritë i kanë pasur më të mëdha deri tani, ata do të bëjnë çmos për të arritur rezultat dhe për të treguar paraqitje të denjë në dy ndeshjet e fundit të grupit.

Së fundi, është bërë e ditur se edhe talenti i Barcelonës Orian Goren për shkak të një lëndimi nuk do të mund të jetë pjesë e ekspeditës izraelite, ndërkaq mysafirët për shkak të terrenit jo të mirë në “Fadil Vokrri” kanë vendosur që të gjitha stërvitjet t’i bëjnë në vendin e tyre para ndeshjes ndaj Kosovës si dhe ta shfrytëzojnë motin e mirë atje.

Renbenshimon sshoit

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Përndryshe, lista e lojtarëve të ftuar të Izraelit nga selektori Shimon është përbërë nga:

PORTIERË: Omri Glazer (Crvena Zvezda), Daniel Peretz (Bayern), Assaf Tzur (Ironi Shimona);

MBROJTËS: Eli Dasa (Dinamo M.), Anan Khalaili (Union St Gilloise), Roy Revivo (Maccabi), Raz Shlomo (Maccabi), Idan Nachmias (Hapoel Beer Sheva), Guy Mizrahi (Hapoel Beer Sheva), Nikita Stoinov (Dinamo B.), Ilay Feingold (NE Revolution), Noam Shtaifman (Maccabi Haifa);

MESFUSHORË dhe SULMUES: Manor Solomon (Fiorentina), Oscar Gloukh (Ajax), Dor Peretz (Maccabi), Liel Abada (Charlotte), Omri Gandelman (Lecce), Gabi Kanichowsky (Ferencvaros), Dor Turgeman (NE Revolution), Yarden Shua (Beitar), Idan Toklomati (Charlotte), Yarin Levi (Maccabi Haifa), Eitan Azoulay (Maccabi Netanya), Orian Goren (Barcelona), Niv Yehoshua (Hapoel).

PËRZGJEDHËS: Ran Ben Shimon.

“Kjo gjeneratë e lojtarëve është në dorën time dhe unë besoj që ky ekip do të arrijë të kualifikohet në EURO 2028. U besoj lojtarëve të mi dhe te të gjithë që reprezentojnë Izraelin dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi. Unë marrë përgjegjësinë për këtë gjeneratë dhe besoj se do t’ia arrijmë qëllimit.” — është cituar të ketë thënë Shimon nga sportsrabbi.com.

Shiko: FTESAT, ORARI, REZULTATET DHE TABELA

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *