Showbiz

Ish-banorja e Big Brother, Armela Hyseni, rrëfen përjetimin e frikshëm në det: “Për pak humba jetën!”

Ish-banorja e njohur e formatit televiziv “Big Brother VIP 5”, Armela Hyseni, ka rrëfyer për publikun një nga përvojat më tronditëse të jetës së saj, të cilën e ka përjetuar gjatë fëmijërisë.

Gjatë një interviste në emisionin “E Diell”, në rubrikën “Trotuar”, teksa diskutonte për kujtimet e verës dhe pushimet, Armela ndau me dëgjuesit një episod të rrezikshëm që i ka mbetur në kujtesë.

Ajo tregoi se ngjarja ndodhi kur ishte ende fëmijë dhe nuk dinte të notonte. Ndërsa po kalonte kohë në plazh, Armela hyri në det duke përdorur mbajtëse noti në krahë. Megjithatë, gjatë përpjekjes për t’u kthyer drejt bregut, ajo u kap nga një rrymë e fuqishme ujore që e tërhoqi në thellësi.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Thërrisja vetëm ‘ndihmë’, më dilnin pak gishtat”, rrëfeu Armela, duke përshkruar momentet e panikut kur nuk arrinte të dilte në sipërfaqe. Ajo shtoi se vetëm duart i dukeshin mbi ujë në ato momente kritike.

Për fat të mirë, një djalë i ri që ndodhej pranë saj e vuri re në vështirësi dhe ndërhyri menjëherë, duke e shpëtuar nga rreziku. “Më pa një djalë që më shpëtoi”, tha ajo, duke shprehur mirënjohje për veprimin e tij.

Kjo përvojë e frikshme ka lënë gjurmë te Armela, e cila pranoi se edhe sot e ka të vështirë të notojë dhe përballet me pasiguri kur vjen puna te uji.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *