Showbiz

Ish banori “më i urryer” i BBVA, reagon pasi gazetari i tha Franceska Muratit se “la burrin në Londer, për dashnorin në Shqipëri”

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Përplasja e fundit mes Françeska Muratit dhe gazetarit Elton Tozaj ka sjellë një reagim të fortë nga figura të njohura, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

Ngjarja nisi pas një deklarate të Tozajt në emisionin “T7”, ku ai sugjeroi se shpërngulja e Françeskës nga Londra në Tiranë kishte motive të dyshimta, duke aluduar për një lidhje me një tjetër person, përveç bashkëshortit të saj.

Françeska reagoi menjëherë, duke e quajtur gazetarin “shpifës” dhe duke kërkuar prova për akuzat e tij të rënda, të cilat ajo i konsideroi si thashetheme të pabaza.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Pas këtij debati, ish-finalisti i BBVIP5, Rogert Sterkaj, hyri në skenë për të mbështetur Françeskën, duke e sulmuar ashpër Elton Tozajn në një postim të tij në Instagram. Ai përdori një gjuhë të fortë dhe provokative për të shprehur mendimin e tij.

Rogerti publikoi një foto të montuar të Tozajt dhe Françeskës, duke e etiketuar atë si “FAKE reporting M.O.F.O. Tozaj”, duke theksuar se nëse ai dëshiron të quhet gazetar, duhet të lërë provat të flasin, jo thashethemet.

Në përshkrimin e postimit, ai shkoi edhe më tej, duke përmendur mundësinë e përballjeve fizike dhe duke sugjeruar se një eksperiencë në burg mund të ishte një mësim i mirë për gazetarin e akuzuar.

“Meqenëse grushtat jashtë nuk të bëjnë derman, do ta mbështesja plotësisht Franceskën nëse vendos t’i drejtohet gjykatës. Një kohë e shkurtër në ‘penitentiary’ me një përballje me ato tek burgu i Peqinit ose të Recit do të të bëjë më shumë mirë se sa të përhapësh thashetheme!”

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *