Showbiz

Ish-banori i Big Brother VIP akuzohet për mashtrim: Si ia shiti makinën mikut me pretekstin e sëmundjes së nënës

Aktori dhe ish-banori i njohur i formatit “Big Brother VIP Kosova”, Rezart Veleshnja, është përballur me akuza për veprën penale të mashtrimit, ndërsa çështja penale ndaj tij ka kaluar tashmë për shqyrtim në gjykatë.

Sipas të dhënave nga dosja hetimore, kallëzimi penal është bërë nga shtetasi Ylli Troplini. Ky i fundit pretendon se gjatë vitit 2024, i ka dhënë Veleshnjës mjetin e tij tip “Mitsubishi Pajero” për përdorim, pas një kërkese të bërë nga aktori.

Troplini ka deklaruar se Veleshnja i kishte shpjeguar se automjeti i nevojitej urgjentisht për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të nënës së tij, të cilën duhej ta shoqëronte për vizita dhe trajtime të vazhdueshme mjekësore.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Megjithatë, sipas pronarit, automjeti nuk iu kthye më, dhe më vonë ai mësoi se ishte shitur pa dijeninë e tij tek një person i tretë në zonën e Linzës, Tiranë.

Gjatë procesit hetimor, janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë të cilët kanë pasur informacion rreth kësaj ngjarjeje. Dëshmitë e tyre konfirmojnë se Veleshnja kishte kërkuar mjetin duke përmendur arsye familjare dhe pas shitjes, pronari kishte hasur vështirësi në kontaktimin e tij për të rimarrë automjetin.

Nga ana tjetër, Rezart Veleshnja ka paraqitur një version të ndryshëm të ngjarjes. Ai ka pohuar se mes tij dhe Ylli Troplinit ekzistonte një marrëveshje verbale, ku automjeti do t’i jepej në këmbim të reklamimit të një pijeje energjike në rrjetet sociale. Veleshnja ka pranuar shitjen e makinës, duke argumentuar se e konsideronte atë si të tijën bazuar në marrëveshjen që pretendon se kishte arritur me pronarin. Ai gjithashtu ka sqaruar se nuk dispononte asnjë kontratë të shkruar që të dokumentonte këtë marrëveshje.

Sipas informacioneve nga materialet hetimore, automjeti është shpallur në kërkim dhe autoritetet kanë tentuar ta sekuestrojnë, por deri më tani nuk është bërë e mundur lokalizimi i tij.

Çështja tani i ka kaluar organeve të drejtësisë, ku palët do të kenë mundësinë të paraqesin argumentet dhe provat e tyre për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *