Lajmet e Fundit

Iran, 12 të arrestuar për bashkëpunim me Izraelin

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Garda Revolucionare e Iranit tha të dielën se ishin arrestuar 12 persona nën akuzat për bashkëpunim me Izraelin dhe planifikimin e veprave kundër sigurisë së Iranit.

“Ndërsa regjimi zionist (Izraeli) dhe mbështetësit e tij perëndimorë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, nuk kanë patur sukses në qëllimet e tyre të liga kundër popullit të Gazës dhe Libanit, tani ata po kërkojnë të përhapin krizën në Iran me një sërë veprimesh të planifikuara kundër sigurisë së vendit tonë”, thuhet në deklaratë.

Tensionet janë rritur në Lindjen e Mesme që nga shpërthimi i mijëra pajisjeve të komunikimit, ‘pager’ dhe radio dore të përdorura nga Hezbollahu në Liban, sulm për të cilin akuzohet Izraeli.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Hezbollahu dhe Izraeli kanë ndërmarrë sulme ndërkufitare tejet të ashpra, një konflikt që po zhvillohet paralelisht me luftën gati njëvjeçare në Gazë.

Garda Revolucionare tha se anëtarët e rrjetit prej 12 operativësh u arrestuan në gjashtë provinca të ndryshme iraniane, por nuk tha se kur.

Në fund të korrikut, në Teheran u vra me atentat udhëheqësi politik i grupit islamik palestinez Hamas, Ismail Haniyeh. Autoritetet iraniane fajësuan Izraelin i cili nuk ka marrë asnjë përgjegjësi. /VOA

Prishtina Post

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *