Politikë

“I dehur tapë” – pamjet e Vuçiqit nga argëtimi në Beograd bëhen virale, njerëzit s’ndalen së talluri me të

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Vuçiqi e kaloi mbrëmjen në restorantin beogradas Savanova, ku ishte organizuar një ndejë joformale. Ndër të tjerët, aty ishin mbledhur kryeredaktori i Informer-it, Dragan J. Vuçiiçeviq, dhe Ana Bënabiq.

Vuçiqi i publikoi pamjet nga kjo ndejë në rrjetet sociale, ku mund të shihet duke kënduar, biseduar me të pranishmit dhe duke shijuar atmosferën festive. Gjatë mbrëmjes u këndua edhe kënga “A sad adio”, të cilën e interpretonte Oliver Dragojeviq.

Megjithatë, derisa disa komentuan performancën dhe disponimin e tij të mirë, të tjerë pyetën nëse gjatë mbrëmjes kishte pirë ndonjë gotë më shumë. “A është ky i dehur?”, pyeti një përdorues i rrjeteve sociale.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“I dehur tapë, këndon ‘A sad adio’, buzët i janë nxirë nga vera. Katastrofë se si duket njeriu që e ka udhëhequr këtë vend për 14 vjet”, shkroi një tjetër përdorues.

Vëmendje të veçantë tërhoqi një video që e shpërndau edhe agjencia e lajmeve NEXTA. Në të shihet se si Vuçiqi, pasi merr pjesë në argëtim, në një moment hesht dhe zhytet në mendime, duke shikuar para vetes.

Ndryshimi i papritur i shprehjes së fytyrës nuk u shpëtoi përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët nisën menjëherë ta shpërndanin videon, duke e shoqëruar me komente të shumta humoristike. Nga NEXTA bënë shaka se ish-presidenti serb duket sikur sapo është kujtuar për rezultatet zgjedhore, shkruan Index.hr.

Videoja u bë shpejt shkak për një varg shakash dhe krahasimesh, ndërsa shumë përdorues u ndalën veçanërisht te shprehja e menduar e fytyrës së Vuçiqit në mes të atmosferës së hareshme.

“Film i Kusturicës”, komentoi shkurt një përdorues, ndërsa një tjetër shkroi: “Kur më thonë se për mëngjes kemi kaçamak”.

Disa e krahasuan skenën me vargjet e një kënge: “Kudo rreth meje njerëz, gra… e unë si në një ishull të shkretë”, ndërsa një përdorues shkroi thjesht: “Mami, eja më merr”.

Veçanërisht u shpërnda edhe krahasimi me një person që, pas një ndarjeje dashurie, përpiqet të tregojë në rrjetet sociale se sa mirë po argëtohet.

“Ky njeri është si personazhi që, pas ndarjes, publikon story në të cilat tregon se e ka përballuar gjithçka shumë mirë dhe se, ndonëse miqtë e përbashkët janë në anën e saj, edhe ai ka shoqërinë me të cilën mund të dalë e të argëtohet në qytet”, thuhet në njërin prej komenteve.

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh urimi…

Arrestohet një person në pikën kufitare në Kullë,…

Krizë në sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë, Vataj:…

Aksident i rëndë në Kroaci: Dy të vdekur…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *