Lajmet e Fundit

Humolli: Kurti është kopje e Rugovës dhe Thaçit

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli ka thënë se kryeministri Albin Kurti është një kopje e Ibrahim Rugovës dhe e Hashim Thaçit.

Humolli tha se kopja është gjithmonë më e keqe se origjinali.

“Kopja del gjithmonë më e keqe se origjinali. Ibrahim Rugova ka qenë origjinal. Hashim Thaçi ka qenë origjinal. E tash Albin Kurti është kopje e këtyre dyve, dhe del shumë më keq”, deklaroi Humolli, në “DTP te Fidani”

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ai akuzoi kryeministrin Kurti se po i godet vlerat kombëtare, teksa tha se interes për këtë goditje ka vetëm shteti serb.

“Ai po e godet arsimin, sindikatat e punëtorëve, minatorët e Trepçës, veteranët e luftës. Më lehtë bashkëpunon me Mimozën (Kusari-Lila) sesa me mua. Dhe nëse ky mos respekt ndaj kësaj vlere, atëherë është normale që ka goditje nga faktori ndërkombëtar. Dhe faktori ndërkombëtar, kur e sheh që ka hapësirë për të vepruar, ai vepron. Albin Kurti u ka dhënë hapësirë për veprim”, deklaroi Humolli./PrishtinaPost

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *