Lajmet e Fundit

Humb Jetën Një nga Personat e Goditur nga Rrufeja në Prevallë

Një tragjedi ka ndodhur në zonën turistike të Prevalles, ku një person ka humbur jetën pas goditjes nga rrufeja. Sipas burimeve të afërta me ngjarjen, incidenti ka ndodhur gjatë një stuhie të papritur, kur një grup njerëzish po qëndronte në një pjesë malore të Prevalles. Rrufeja ka goditur disa persona, duke shkaktuar lëndime të rënda tek ta.

Një nga viktimat, një grua e moshës 64-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin Prizrenit, pasi nuk u përballoi plagëve të marra.

Viktima në fjalë raportohet të jetë nga komuna e Ferizajt.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Lajmin e ka konfirmur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi,

Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e parë dhe për ta transportuar me urgjencë në spital, një nga viktimat nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Autoritetet lokale kanë konfirmuar lajmin dhe po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të kësaj ngjarjeje tragjike.

Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marrë informatën se në Prevallë, rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, femër, 64 vjeçare ishte në gjendje më të rëndë. E njëjta ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren”, ka thënë Bytyqi.

Zona e Prevalles është e njohur për atraksionet e saj natyrore dhe është një destinacion i preferuar për shumë turistë, veçanërisht gjatë muajve të verës. Megjithatë, moti i papritur dhe stuhitë mund të përbëjnë rrezik të madh për vizitorët.

Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë kur ndodhen në zona malore, veçanërisht gjatë periudhave të motit të keq. Ngjarja e fundit në Prevallë ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur sërish çështjen e masave të sigurisë në këto zona të rrezikuara nga fenomene natyrore.

Prishtina Post

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *