Showbiz

Hoxhaj paralajmëron rrezik të ri për pavarësinë e Kosovës pas vendimeve të Hagës

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka shprehur shqetësime të thella lidhur me të ardhmen e pavarësisë së Kosovës, duke paralajmëruar një fazë të re sfidash pas vendimeve të Gjykatës së Apelit në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Hoxhaj theksoi se këto vendime nuk duhet të shihen vetëm si individuale, por si pjesë e një skenari më të gjerë që synon të dëmtojë integritetin e shtetit të Kosovës. Ai paralajmëroi se pas konfirmimit të dënimeve ndaj figurave të njohura si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, vëmendja do të kthehet drejt vetë shtetit.

“Nëse konfirmohet dënimi, jam i sigurt që faza e radhës, caku i radhës, ka me qenë shteti i Kosovës. Nëse dikush mendon se këto janë vendime të veçanta dhe nuk prekin shtetin, është në gabim,” tha Hoxhaj gjatë një interviste për Klan Kosova.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ai e cilësoi situatën si një luftë speciale, duke e lidhur drejtpërdrejt me hakmarrjen e Serbisë ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë së Kosovës. Hoxhaj argumentoi se këto vendime paraqesin një vazhdim të politikave serbe për të minuar pavarësinë e Kosovës.

“Kjo luftë speciale ndaj Kosovës do të vazhdojë. Është në natyrën e shteteve që të hakmerren. Është hakmarrje e Serbisë ndaj UÇK-së dhe ndaj atij brezi që luftoi për lirinë e vendit,” theksoi ai.

Me këtë deklaratë, Hoxhaj ka ngritur alarmin për nevojën e një reagimi të fortë nga institucionet e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vendit. Ai bëri thirrje për unitet më të madh institucional dhe shoqëror përballë këtyre sfidave dhe për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *