Pas spekulimeve të shumta, duket se është zyrtarizuar emri i moderatores së re të emisionit popullor të dashurisë, ‘Për’puthen’. Sipas informacioneve ekskluzive të raportuara më parë, Megi Pojani nuk do të jetë më pjesë e formatit në sezonin e ri.
Tani, burime të afërta me produksionin konfirmojnë për ‘Prive By Liberta Spahiu’ se ish-banorja e njohur e ‘Big Brother VIP Albania 3’, Heidi Baci, është zgjedhja kryesore për të drejtuar edicionin e ardhshëm të ‘Për’puthen’.
Heidi Baci, e cila fitoi popullaritet të madh gjatë pjesëmarrjes së saj në ‘Big Brother VIP Albania’ dhe më pas vazhdoi angazhimin në Top Channel, pritet të marrë një rol qendror në këtë program të dashurisë. Ky ndryshim shënon një fazë të re për ‘Për’puthen’, pas largimit të Pojanit.
Raportimet sugjerojnë gjithashtu se emra të tjerë të njohur si Ronaldo Sharka dhe Erjola Doçi mund të jenë pjesë e ekipit të ri, megjithëse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Top Channel lidhur me të gjitha ndryshimet në program dhe prezantimin e ekipit të plotë.
