Lajmet e Fundit

Haxhiu dekreton ligje të reja për banimin, shëndetësinë dhe marrëveshjet ndërkombëtare

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar shpalljen e një sërë ligjesh të rëndësishme për qytetarët dhe Republikën e Kosovës.

Përmes një njoftimi në Facebook, Haxhiu tha se disa nga ligjet e dekretuara lidhen drejtpërdrejt me jetën e përditshme të qytetarëve, duke përfshirë banimin social dhe të përballueshëm, kujdesin shëndetësor, shtetësinë, shërbimet e pagesave, resurset ujore dhe maturën shtetërore.

Postimi i saj i plotë:

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Kam dekretuar shpalljen e një sërë ligjesh të rëndësishme për qytetarët dhe për republikën.Disa prej tyre lidhen drejtpërdrejt me jetën e përditshme, me banimin social dhe të përballueshëm, kujdesin shëndetësor, shtetësinë, shërbimet e pagesave, resurset ujore dhe maturën shtetërore.Po ashtu, kam dekretuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes, ligjin për lojërat mesdhetare “Prishtina 2030″, si dhe ligjet që lidhen me marrëveshjet financiare me Bashkimin Evropian dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim. Ligjet marrin peshë kur shndërrohen në shërbim për qytetarin dhe në forcim të republikës”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *