Lajmet e Fundit

“Hapërimi me Vjosa Osmanin”, Haxhi Avdyli: Presidentja po vjen

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli ka ndarë një fotografi së bashku më Vjosa Osmanin, dhe kolegët e ish-partisë Guxo, tashmë të bashkuar në një rrugëtim të ri politik.

Pas tubimit të bashkimit, ku u paraqit kandidatura e Osmanit për presidente nga LDK-ja, Avdyli ka thënë se Kosova meriton më mirë.

Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook, se ky bashkim do të sjell ndalim të degradimit moral, ekonomik e politik.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Presidentja po vjen…Më shumë se 12 vite të hapërimit tonë të përbashkët politik me Presidenten Vjosa Osmani në një kauzë. Vazhdojmë bashkë… Kosova do jetë e të gjithëve, për të gjithë. Kosova ka nevojë për udheheqës që ndalin degradimin moral, ekonomik e politik. Kosova meriton më mirë. Kosova ka nevojë për përfaqësim dinjitoz. Kosova ka nevojë për presidente Vjosa Osmanin.”, ka shkruar Avdyli.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *