Viktima ka deklaruar në Polici se derisa po përgatiste ushqimin e mëngjesit, bashkëshorti i saj dyshohet se e kishte ofenduar disa herë me fjalë fyese.
I dyshuari është intervistuar dhe ka mohuar pretendimet, duke deklaruar se mosmarrëveshjet në familje lidhen me vështirësi financiare.
Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për rastin janë në vazhdim.
Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.


